Nona e punëve
Mos kërko punë.Ti rri, puna t’gjen.
Ngarko CV-në një herë. Kompanitë e verifikuara nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë dhe të ftojnë në intervistë.
PDF, Word ose foto · deri në 10 MB · falas
Një foto e qartë e CV-së mjafton. E lexojmë ne.
Të dhënat e tua nuk shiten kurrë.
Si funksionon
Nga CV-ja te intervista.
Katër hapa. Ti kontrollon secilin prej tyre.
- 01
Ngarko CV-në
PDF, Word ose një foto e qartë. Zgjat më pak se një minutë.
- 02
Konfirmo që je ti
Të dërgojmë një email. Kliko linkun dhe profili yt aktivizohet.
- 03
Kompanitë të gjejnë
Kompanitë e verifikuara kërkojnë sipas nevojave të tyre — puna, qyteti, përvoja.
- 04
Të ftojnë në intervistë
Kur përputhesh, kompania të fton. Ti vendos nëse pranon.
Të dhënat e tua janë të tuat.
Punona ekziston për një gjë: të të ndihmojë të gjesh punë. Asgjë tjetër.
Nuk i shesim kurrë.
As reklamuesve, as askujt. Të dhënat e tua nuk janë produkti ynë.
Vetëm kompani të verifikuara.
Profilin tënd e shohin vetëm kompani të kontrolluara — dhe vetëm për të të ofruar punë.
Pa reklama, pa gjurmues.
Asnjë piksel reklamash në faqen tonë. Matim vetëm, në mënyrë anonime, sa njerëz e përdorin.
Fshije me një prekje.
Me linkun tënd privat i fshin të gjitha, menjëherë. Pa pyetje, pa pritje.
Po punëson?
Lidhe ATS-në tënde me Punona dhe gjej profesionistët që të duhen, nga i gjithë rajoni.